Nga skeptik në pozitivë për koronavirusin/ Bumerangu i katër krerëve të shteteve që u goditën nga pandemia

3 Tetor 2020, 12:10

Pandemia e Covid duket se nuk kursen askënd dhe prek më shumw ata që e shpërfillin atë, qofshin president apo kryeministra.

Nga skeptik në pozitivë për koronavirusin. Fillimisht ishte Kryeministri Britanik Boris Johnson, pastaj Presidenti brazilian Jair Bolsonaro, autoritaristi bjellorus Aleksandër Lukashenko  dhe tani presidenti Trump. Në katër në kohë të ndryshme ata kanë minimizuar rreziqet e pandemisë dhe kanë qënë skeptik ndaj masave parandaluese dhe i kanë parë maskat me neveri. I pari ishte Kryeministri britanik, ithtar i imunitetit të tufës, i cili më 27 mars njoftoi se ishte infektuar me Covid, se do të futej në karantinë dhe do të vazhdonte të drejtonte qeverinë përmes video konferencave. Ai u trajtua për tre ditë në kujdesin intensive deri sa doli negative në testin e tamponit më 13 prill. I shëruar por i dërmuar nga infeksioni ai ndryshoi qëndrim ndaj pandemisë dhe para dy ditësh deklaroi se "Nëse nuk i respektohen rregullat, do të ketë gjoba dhe qeveria do të konsiderojë një bllokim të dytë."