Nga sot kujdes me aksidentet me makinë! Më pak dëme, më i ulët siguracioni

1 Prill 2019, 20:44

Prej ditës së sotme ka nisur mbajtja e historikut të dëmeve për drejtuesit e automjeteve sipas sistemit bonus-malus. Udhëzimi i ri i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare parashikon që për një vit do të krijohet historiku i dëmeve të drejtuesve të mjeteve, ndërsa zbatimi i tarifave mbi bazën e këtij sistemi do të nisë me 1 prill 2020.

Historiku do të përcaktojë se ata që kanë bërë aksidente gjatë një viti do të paguajnë çmim më të lartë të sigurimit, ndërsa kush nuk ka kryer aksident do të paguajë një tarifë më të ulët. Ulje të tarifës sipas udhëzimit do të ketë edhe për makinat me fuqi të ulët motorike.

Sistemi bonus-malus për çmimet e siguracioneve parashikon 18 kategori ku për secilën ka një koeficient. Koeficienti më i ulët është për ata që nuk kanë bërë aksidente dhe vjen duke u rritur për ata që gjatë vitit kanë bërë të tilla.

Sa më i lartë koeficienti si rrjedhojë e aksidenteve të kryera aq më e lartë dhe tarifa që duhet paguar për siguracionin e automjetit. Për ata drejtues që nuk kanë bërë asnjë aksident, koeficienti është 0.5