Nga Stambolli instruktorja Linda Kalemi na jep këshillat e duhura

15 Prill 2020, 18:42

Në një lidhje skyp nga Stambolli, instruktorja Linda Kalemi, na sugjeroi disa ushtrime praktike që duhet t‘i bëjmë në kushtet e shtëpisë. Ushtrime që çdo moshë mund t’i praktikojë çdo ditë nga 20 minuta. Ndër të tjera, instruktorja na sugjeroi që mos të merremi vetëm me format fizike, në këtë karantinim duhet të kemi kujdes edhe për shëndetin mendor dhe sporti është “ilaçi” më i mirë.