Nga terminali i autobusëve/ Qytetarët '0' ndërgjegjësim! Të grumbulluar Pa maska e pa doreza

12 Mars 2020, 14:02

Videoja që Report Tv sjell legjitimon krejtësisht vendimin e qeverisë shqiptare për të pezulluar transportin ndërqytetas. Qytetar të pandërgjegjësuar në terminalin e autobusëve, pavarësisht se u është bërë thirrje, nuk kanë vendosur maskë, pa doreza dhe ngjeshur me njëri-tjetrin. Videoja është xhiruar ditën e sotme, në një kohë kur janë konfirmuar 23 raste me koronavirus në Shqipëri, në 5 qytete të Shqipërisë.