Nga tregjet e shumicës, te hotelet, peshkimi dhe kozmetika! Del lista e plotë e bizneseve që do të hapen nga dita e hënë

18 Prill 2020, 11:39

TIRANE-Qeveria ka publikuar listën e të gjitha bizneseve që do të lejohen që të hapen duke filluar nga dita e hënë në fashën orare 05:00-17:30 apo me turne. Por cilat janë bizneset që do të lejohen që të hapen? Në listën e atyre që do të hapen janë sipërmarrjet e prodhimit, artikujve tekstile, tregjeve të shumicës, hotelet, sektori i peshkimit, por edhe dyqanet e kozmetikës. Ndërkohë që përsa i përket sektorit të pakicës do të vijojnë që të jenë të hapura ushqimoret, fruta perimet, elektroniket, karburantet, bojrave dhe xhamit në dyqane të specializuara, elekroshtëpiake, etj.