Nga tregjet e shumicës, te hotelet, peshkimi dhe kozmetika! Del lista e plotë e bizneseve që do të hapen nga e hëna

18 Prill 2020, 15:21

TIRANE-Pas prezantimit të paketës së dytë financiare prej 7 miliardë lekësh për ndihmën që do të përfitojnë 176 mijë të punësuar prej 40 mijë lekësh, është publikuar edhe lista e aktiviteteve që do të lejohet të ushtrojnë aktivitetin. Lista e bizneseve që do të qëndrojnë hapur duke filluar nga e hëna në fashën orare 05:00-17:30 shtohet edhe me sipërmarrjet e prodhimit, artikujve tekstile, tregjeve të shumicës për veshje, hotelet, sektori i peshkimit, por edhe dyqanet e kozmetikës, por jo sallonet e bukurisë.