Nga Vlora, teksa renditi disa nga arritjet e kësaj qeverie, kryeministri Edi Rama u kërkoi vlonjatëve mandatin e tretë. Ai tha se punët e lëna përgjysmë nuk mund të përfundohen nga alternativa që ofrojnë kundërshtarët politikë. “Imagjinoni ju që Luli me Leskon e Vlorës ta bëjë anën tjetër si kjo? Jo vetëm që sdo e bëjë por do e shtrojë lesko me raki e qofte e do bëhet ansambël i pijanecëve të Vlorës e njerëzve do i gjejë belaja. Leskon Vlonjat e kemi, tonin e kemi po s'kemi ci bëjmë. Kush do i bëjë lagjet tuaja? Monika që të bëjë teqe e të thotë që do ju shëroj nga COVID?".
