Nga Zaganjori tek Rovena Gashi, 30 magjistratët që u shkarkuan edhe me votën e Luan Dacit që po hetohet nga SPAK

23 Maj 2020, 09:31

Prokuroria e Posaçme (SPAK) njoftoi këtë të mërkurë se ka marrë në përgjegjësi penale anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Dacin, pasi ka konsumuar veprën penale të falsifikimit të dokumenteve, duke fshehur faktin se ndaj tij është marrë më parë masa disiplinore ″largim nga puna″.

Luan Daci, si anëtar i Kolegjit të Apelimit, shkallës së dytë dhe të fundit të Vetingut, ka qenë pjesë e trupave gjykuese në shqyrtimin e të paktën 30 dosjeve, të gjyqtarëve dhe prokurorëve të niveleve të ndryshme.