Ngec Interi, sot Juventusi kampion nese fiton

23 Korrik 2020, 13:09

Interi ngec në barazim pa gola me Fiorentinën,zbret në vend të tretë dhe i jep mundësinë Juventusit që sot të shpallet kampion. Zikaltërit u përplasën në shtylla dhe tek portieri mik Terracciano që bëri pritje vendimtare dy herë ndaj Lukakut, Barrela-s dhe Sanchez. Lukaku dhe kiliani goditën edhe shtyllat. Nëse Juventusi fiton sot ndaj Udineses është kampion për herë të nëntë me radhë.

Roma u rikthye menjëherë në vend të pestë në renditje pasi bëri goleadë në transfertë ndaj Spal. 6-1 fituan verdhekuqtë me golat e Kalinic, Perez, Kolarov dy herë Bruno Peres dhe goli Zaniolos i shënuar pas një vrapimi prej 50 metrash.

Napoli u mund nga Parma 2-1 në një duel që e vendosën penalltitë. Të tre golat u shënuan nga pika e bardhë e penalltisë  dhe emilianët sigurojnë matematikisht qëndrimin.

Liverpool fillimisht i dha një “shuplakë” Chelseat në Anfield Road duke e mundur 5-3 në javën e parafundit të Premier League dhe më pas ngriti trofeun e kampionit në një ceremoni spektakolare edhe pse jo në praninë e tifozëve. Festa e të kuqve ishte mëse e merituar këtë herë edhe me trofeun në duar/ Pëgatiti Andi Kapxhiu.