Ngec në Vetting prokurorja ‘e fortë’ Donika Prela, nuk justifikoi pasurinë

25 Shtator 2020, 13:46 | Përditesimi i fundit: 2020-09-25 16:51:47

Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka dhënë vendimin përfundimtar duke shkarkuar nga detyra ish-kryeprokuroren e Krimeve të Rënda Donika Prela.

Mësohet se Prela nuk ka qenë në seancën e dhënies së vendimit nga KPA. Prela ka shfaqur probleme me pasurinëndërsa është gjykuar edhe për profesionalizmin gjatë dhënies së vendimeve. 

Sipas KPA-së, Donika Preka ka mungesë të burimit financiar të ligjshëm për të justifikuar pasurinë në lidhje me një transaksion. Donika Prela ka kryer deklarim të pasaktë të pasurisë së saj dhe personave të lidhur me të.

Më herët, Donika Prela kishte kërkuar përjashtimin nga trupi gjykues të Ina Ramës dhe Natasha Mullajt, pasi u kishte hetuar më konkretisht kushërirën dhe vëllezërit, por kjo kërkesë nuk iu pranua.