Ngërçi Kushtetues/ Nishani kundër SHBA: Nuk ka pse çështja të shkojë në 'Venecia'

21 Nëntor 2019, 13:06

Kreu i shtetit Ilir Meta priti sot në orën 12:00 në Presidencë ish-Presidentin Bujar Nishani.

Duke folur për mediat pas takimit me Metën, Nisha nika deklaruar se është njohur me disa çështje të pa bëra publike ku tentohej të minoheshin kompetencat e presidentit.

"Një kaos dhe anarki dhe sulm të rëndë të kushtetutës. Prishje të balancave dhe goditje e ashpër e rëndë barbare publike ndaj Kushtetuetës dhe Reformës. Me aktin që ka ndodhur në kushtetuese ku kuvendi dhe mazhoranca jo vetëm nuk njeh tagrin e Presidencës. U njoha edhe me disa cështje të pa bëra publike të Presidentit. Që tregojnë për një tendencë për të minuar Presidencën. Ndaj e mbështes presidentin plotësisht në qëndrimin e tij. Proces i Reformës është sistem që shqiptarët po duan ta mbajnë gjallë. I takon presidentit të bëjë publike, por cdo veprim është në kompleksitetin për minimin e procesit që ka ndjekur presidenti për ndërtimin e shtetit të së drejtës. " tha Nishani.

Më herët Meta është takuar më vete dhe ka diskutuar gjatë e gjerë, me dy ish-presidentë, Rexhep Meidanin dhe Sali Berishën.