Ngërçi për hapjen e listave/ Mediu: Ndërkombëtarët të flasin më qartë!

29 Shtator 2020, 12:34

TIRANË- Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu akuzoi kryeministrin Edi Rama për ndryshim të njëanshëm të kushtetutës dhe për tentativë për manipulimin e zgjedhjeve të 25 prillit. Ai ka kërkuar nga ndërkombëtarët që të flasin më qartë, të drejtojnë gishtin nga "fajtorët" e vërtetë, pasi sipas tij opozita ka bërë të gjitha përpjekjet e mundshme për një dialog, referuar këtu deklaratës së bërë nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ku tha se "Të gjitha palët t'i qëndrojnë 5 qershorit".