Ngërçi për Kushtetuesen/ Meta kallëzon penalisht kreun e KED-së

15 Nëntor 2019, 15:42

Presidenti Ilir Meta deklaroi se ditën e hënë do të depozitojë kallëzimin penal kundër kreut të KED-së Ardian Dvorani për shpërdorim detyre. Kreu i shtetit sqaroi edhe arsyet se ku sipas tij Dvorani shpërdoroi detyrën në lidhje me listat për anëtarë të Kushtetueses.

 "Ditën e hënë do të bëj kallëzim penal si President kundër zotit Ardian Dvorani me detyrën kryetar i KED-së me adresë gjykata e Lartë. Unë presidenti akuzoj Dvoranin për këto vepra; shpërdorim detyre dhe përvetësim i titullit apo detyrës shtetëtore, baza ligjore kushtetuta e Shqipërisë. Të nderuar zonja dhe zotërinj prokurorë.

Veprimet dhe mos veprimet e Dvoranit kanë cënuar procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Pasi kam konstatuat veprimet dhe mos veprimet, ato përbëjnë vepra të qarta penale, bazuar në nenet  281 Presidenti parashtron këtë kallëzim me qëllim fillimin e hetimeve për shpërdorim detyre dhe përvetësimi  detyrës shtetëtore apo titulli. Gjatë detyës ai me dashje ka shpërdoruar funksionon dhe ka marrë përsipër të realizojë një akt mafioz" deklaroi ai.

    No videos found.