Ngjarja në Elbasan/ Sociologu: Zanafilla te familja që s'është hiç në rregull! Policia komunitare s'funksionon, pse hesht politika?

25 Shtator 2020, 12:28 | Përditesimi i fundit: 2020-09-25 17:51:11

TIRANË- Zanafillën e asaj që ndodhi ditën e djeshme në Elbasan, sociologu Gëzim Tushi e gjen te familja, që sipas tij nuk është "hiç në rregull". Në studion e Report Tv, Tusha ka bërë një analizë përtej të dukshmesh, të ekzekutimit të 71-vjeçarit dhe rezistencës të tij, në një kohë kur opinioni publik priste që ai të dorëzohej. Varfëria, divorci, mendjelehtësia e krijimit të një familje, njerëz dembel që nuk japin kontribut në familje janë disa nga arsyet që Tushi liston mbi motive që sjellin në krijimin e qenieve njerëzore, të cilat ai i quan " mbetje biologjike kafshërore".

"Është një vazhdim i krimit të përbindshëm, i faktit që shoqëria shqiptare nuk po stabilizohet, sapo kemi dalë nga diktatura, krimi është shumëfishuar dhe rreth 90% e krimit po ndodh në familje. Ne duhet ta kuptojmë kush është celula bazë dhe është familja. Këto pamje dhe situata e djeshme dëshmojnë që struktura e familjes ka disa probleme që gjenerojnë krimin, si varfëria, divorci, mendjelehtësia e krijimit të një familje, njerëz dembel që nuk japin kontribut në familje. varfëria, papunësia, droga e lëndëve të tjera në jetën e sotme ka bërë që familjen që duhet të ishte vatra më e ngrohtë e ka kthyer në një vatër të konflikteve. Paradoksalë është që në pjesën më të madhe të krimeve e bëjnë të rinjtë, dje ishte 71-vjeçar. Termi qytetar është i ekzagjeruar dhe i pamerituar, mbetje biologjike kafshërore, që kanë të zhvilluar instinktet e vetëmbrojtjes dhe jo urën e komunikimit. Këta janë njerëz që brenda tyre endet kafsha, të komunikojnë, të pranojnë fajin dhe të pranojnë dënimin", tha Tushi.

Në një kohë kur opinioni publik është i ndarë nëse RENEA veproi drejt apo jo që ekzekutoi 71-vjeçari, Tushi jep opinionin e tij dhe bashkë me atë rendit edhe argumente.

"Njeriu kur del nga vetja, nuk pyet më as për te tjetër, çdo gjë mund të bënte edhe ndaj gruas dhe ndaj vajzës, është treguar barbar edhe ndaj policisë. Policia ka problemet e saj se ajo komunitare në shoqëri është shumë e dobët. Është jashtë loje, dhe pres që këtu të jetë transformimi. Duhet të jetë një polici parandaluese, ta dinë kush është "filani", çfarë problemesh ka , a është shqetësues në shoqëri. Kjo rezistencë e gjatë ndaj një njeriu që e kishte ndarë të bënte krime, ca duhet të prisnin që të vriste dhe dy të tjerë dhe a mund të pranohej që një njeri të na mbante pezull për 5 orë? Njerëzve të tillë policia duhet t'u thyej dhëmbët. Një ndër arsye se përse po forcohet krimi është dobësimi i ligjit dhe i shtetit.  Letra kanë shkruar goxha, por çështja është sa zbatohen ato.