Ngjarja për zyrat e FRD, Veliaj: Sjellja e Presidentit për të ardhur keq, shkoi të rrihte dy policë në prag pensioni

13 Mars 2021, 15:28

Presidenti i vendit duhet të përfaqësojë mjaltin, jo helmin”, tha sot kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke iu referuar me keqardhje ngjarjes së djeshme, gjatë një takimi me banorët e Lagjes 13. Ai shtoi se ajo që ndodhi dje ishte një moment i trishtë, që fare mirë mund të shmangej dhe jo të degradonte në dhunë fizike e përplasje.

“Dje ishte një situatë për të ardhur keq, një moment i trishtë, se ti thua unë jam qytetar i këtij vendi, mund të kemi bindje të ndryshme, por në momentin kur kërcet grushti dhe shkon i hidhesh në fyt tjetrit për diçka që s’bie dakord, të cilët mund të shkosh ta zgjidhësh në gjykatë, kjo është një anomaly. Është disa herë më e rëndë kur ndodh nga Presidenti i Republikës, që duhet të përfsaqësojë më të mirën që ka vendi dhe jo më të keqen. Duhet të përfaqësojë mjaltin, jo helmin”, nënvizoi Veliaj.