Ngjela: Rama më ka thënë se 3-4 ministra do të preken nga drejtësia e re

19 Korrik 2019, 22:32

Avokati Spartak Ngjela zbuloi në studion e Repolitix, një bisedë me kryeministrin Edi Rama, ku sipas tij ky i fundit i ka rrëfyer se nga reforma në drejtësi preken tre-katër ministra të tij.

"Duhet të keni parasysh një gjë se ccdo gjë nis nga parlamenti. Nëse funksionon ai funksionojnë të gjithë institucionet. Ik bëj betejë legale. Minimuni tre katër ministra shkojnë në betejë. Rama më ka thënë vetë se mua më kap tre ose katër ministra reforma në drejtësi. Gjyqet do jenë publikë. Do të thotë se kjo shishe ujë kushton kaq. Dalin gjyqtarët që thonin pasurinë e kam nga gjyshja. Gjyshja ishte në kasolle. I kupton ccfarë budalliqesh po flasin. Spikerja e zërit të Amerikës i tha Metës a nuk vjen zor që jeton në luks kur populli është i varfër", tha Ngjela.

    No videos found.