Ngricë në Kukës, rrugët nacionale të kalueshme me zinxhirë! Dibra e stabilizuar, vijon puna për hapjen e rrugës së Arbrit

15 Shkurt 2021, 09:43

Në qarkun e Kukësit, situata meteorologjike paraqitet e stabilizuar pasi reshjet e dëborës kanë pushuar, megjithatë temperaturat e vijojnë të jenë të ulëta në të gjithë territorin.

Me angazhimin maksimal të kontraktorëve për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve, ato nacionalet janë të kalueshme pjesërisht por me domosdoshmërinë e zinxhirëve.

Ndërkohë, rrugët rurale në administrim të bashkive janë të qarkullueshme me zinxhirë përveç rrugëve të njësisë administrative Kalis, Grykë Çajë, fshatrat që lidhin me njësinë administrative Bushtricë, fshatrat Tejdrine e Ujmisht njësinë administrative Ujmisht dhe disa zona të tjera, megjithatë autoritetet përkatëse po vazhdojnë punën për zhbllokimin e tyre.

Në pjesën më të madhe të qarkut të Kuksit furnizimi me energji është normal duke përjashtuar disa zona si Nj.Ad Shishtavec, Topojan Bashkia Kukës, fshati Leniq Nj.Ad Bytyç,Valbonë Nj.Ad Margegaj dhe Nj.Ad Lekbibaj Bashkia Tropojë dhe fshatrat Kishaj, si edhe disa të tjera.