Ngrihen rreth 200 çadra në Thumanë, do strehohen banorët që u janë shembur banesat nga tërmeti

26 Nëntor 2019, 19:36

Ngrihen çadrat në Thumanë ku do të strehohen dhjetëra familje të cilat kanë mbetur në qiell të hapur për shkak tërmetit të fuqishëm rreth orës 04:30 të mëngjesit të kësaj të marte. Përveç çadrave banorët kanë në dispozicion sasi të mëdha ushqimi të siguruara jo vetëm në autoritete, por edhe nga sensibilizimi i banorëve. Në zonën ku janë vendosur këto çadra nuk ka banesa përreth. I vetmi shqetësim janë temperaturat e ulëta, duke qenë se mes banorëve që do të strehohen këtu janë edhe fëmijë të vegjël.