Ngrihet Kushtetuesja por vlonjati ngelet skeptik: Të marrim borxh gjyqtarë nga Gjermania e Suedia

24 Dhjetor 2020, 10:13 | Përditesimi i fundit: 2020-12-24 10:30:32

Në emisionin “ Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv mëngjesin e sotëm u diskutua për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Një zotëri nga Vlora ishte sërish skeptik pasi tha se edhe këta gjyqtarët e rinj janë nga llumi i drejtësisë shqiptare dhe deklaroi se besim do ketë vetëm kur të merren borxh gjyqtarë të huaj nga Gjermania, Suedia apo Norvegjia.