Ngrihet Task Forca pro shëndetit për respektimin e masave anti-covid! Rama: Të shmangim një mbyllje të dytë! Kjo është luftë, kufizimet jo shantazh ndaj të drejtave të njeriut

20 Tetor 2020, 14:45

Kryeministri Edi Rama tha se vendi nuk mund të përballojë dot një mbyllje të dytë për shkak të pandemisë dhe për të shmangur këtë është ngritur një rrjet inspektorësh e quajtur “Task Forca” pro shëndetit për monitorimin e mbajtjes së maskave dhe zbatimit të masave anti-covid në terren por edhe në ambientet brenda. Rama tha se këto masa nuk janë cenim i të drejtave të njeriut, por mbrojtje e shëndetit të tyre.