Ngritja e Kushtetueses bllokohet sërish, 6 kandidatë nuk plotësojnë kushtet, 3 tërhiqen

18 Korrik 2020, 11:27 | Përditesimi i fundit: 2020-07-18 15:49:38

Bllokohet sërish ngritja e gjykatës kushtetuese e cila thuajse ishte gati për tu plotësuar me dy gjyqtarë për të çuar në gjashtë numrin e trupës funksionale.

Këshilli i emërimeve në drejtësi ka verifikuar nëntë kandidatët në garë, nga ku asnjë nuk është kualifikuar për të marrë pëlqimin e parlamentit e më pas dekretin e presidentit.