Ngritja e SPAK/ Shameti në Report Tv: Lajm i mirë, ndryshe nga herët e tjera Meta ishte në lartësinë e detyrës

19 Dhjetor 2019, 14:29

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Adnor Shameti e ka cilësuar ngritjen e Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion (SPAK), një lajm i mirë për shqiptarë dhe si në kundërpërgjigje për skeptikët e Reformës në Drejtësi.

Në studion e Report Tv, përballë gazetares Aida Tancica, Shameti tha se ndryshe nga herët e tjera, presidenti Ilir Meta ishte në lartësinë e detyrës duke i thirrur për betim 8 prokurorët e SPAK.  

"Lajmi më i mirë për Shqipërinë. Meta ka qenë në lartësinë e detyrës, për ta thirrur në betim , ndryshe nga çfarë kanë bërë herët e tjera. Është ngritur SPAK, KLP, KLGJ, për të gjitha ata që dyshonin në Reformën Zgjedhore", tha Shameti në studion e Report Tv.

Ditën e sotme u betuan në Presidencë 8 prokurorët e SPAK duke shënuar kështu nisje zyrtarisht të detyrës së një nga institucionet ndër më të rëndësishmet të sistemit të ri të Drejtësisë.