Publikohen dy përgjime të reja që i përkasin dosjes së grupit kriminal të Shijakut. Në një nga këto përgjime prokuroria ka regjistruar një bisedë mes krye bashkiakut të Durrës dhe një personi tjetër me pseudonimin 'Nicja' i quajtur Altin Avdyli pjesë e bandës së Shijakut tashmë i arrestuar. Nga kjo bisedë e përgjuar transmetuar nga TV Klan, Dako interesohet që të takojë me një person tjetër i quajtur Astrit.
Besohet se mund të bëhet fjalë për Astrit Avdylin edhe ky i arrestuar të Dielën e shkuar si kreu kësaj bande kriminale. Sipas transkriptit të kësaj bisede Vangjush Dako kërkon të takohet me Astritin për ta falënderuar dhe folur për diçka.
BISEDA 1 – (Data 27 qershor 2017)
Niçja: Hë kryetar, hë vllai.
Vangjush Dako: Niçe, ku je?
Niçja: Këtu vërdallë…
Vangjush: Ku është Astriti?
Niçja: Ka lëviz një çikë.
Vangjush Dako: Ku ka lëviz? Jashtë Durrësit?
Niçja: Eh… ça ka? Ka ndonjë gjë?
Vangjush Dako: Po jo mo, doja ta takojsha, ta falenderojsha, ta pyesja një çikë.
Niçja: Po, po ku je ti? Të vij të të takoj… Njësoj është, si ai si unë, e di që jemi një
Vangjush Dako: Po mirë mo mirë, por doja ta takoja…kanë pi ato.
Niçja: Po, e di po, kanë lëviz… Me të taku një çikë unë ty!
Vangjush Dako: Unë tani jam duke ardh nga… rrugës… rrugës…
Ndërkohë në një tjetër përgjim publikuar nga TV Klan mes Nices Altin Avdylit dhe një personi të paidentifikuar përmendet përsëri emri i një personi me ermrin Vangjush për të cilin bashkëbiseduesi i thotë NICES i japë një sasi parash.
BISEDA 2 (data 24 qershor 2017)
Niçja: Të marr unë se jam me rob pra…
xxx 30804 (Te padeintefikuar) - Alo, ça po bën?
Niçja: Të marr unë se jam me rob të thashë!
xxx 30804 (Te padeintefikuar) Ku je? Je andej nga fshatrat, ku ishe?
Niçja- Jo! Jo! Jo!
xxx 30804 (Te padeintefikuar) Kam ca me mbiemër Kurti, kam zonjën këtu… po deshe…
Niçja: ...mirë…
xxx 30804 (Te padeintefikuar)- 6 veta janë!
Niçja: Hajt se të marr unë!
xxx 30804 (Te padeintefikuar)- Thuaj Vangjushit t’i japim ndonjë lek, që të votojnë
Nga kërkesa që prokuroria e krimeve të rënda, dërgoi në gjykatë për të siguruar urdhër arrestet e 44 personave, kërkesë që disponon Report TV nuk përmendet drejtë përdrejtë Vangjush Dako por një person që banda e Shijakut e quante Xhuxhi që sipas tyre e kontaktuan për çështje pune. /marrë nga Tv Klan/
l.q./
