Nikolla: Meta braktisi PS-në në kohën kur ishte me socialistë të vërtetë! Do të bëhet zë opozitar, foli me ton përçarës

9 Tetor 2020, 14:23 | Përditesimi i fundit: 2020-10-09 23:20:58

Thirrja e Presidentit Ilir Meta vetëm pak orë përpara Asamblesë së PS duket se nuk e ka shqetësuar deputeten Lindita Nikolla. Në një intervistë për Report Tv shprehet se Ilir Meta e braktisi Partinë Socialiste në një kohë kur ajo përbëhej nga socialistë të vërtetë, siç i quante Presidenti, dhe krijoi një parti të re kundërshtare. Ajo thotë se nuk i takon Presidentit që të ndërhyjë në këto çështje dhe se kërkohet të bëhet zë opozitar në vend që të jetë asnjëanës.

"Ka dalë Presidenti jashtë kostumit të vetë institucional pavarësisht se thotë se mbron demokracinë. Përsa i përket thirrjes që ka bërë për asamblenë dhe socialistët e vërtetë ndërkohë unë jam një socialiste e vërtetë.  Në 2005 unë mbaj mend kur ishte Ilir Meta dhe pashë atë kohë se si ishte PS, me ato që ai i quajti socialistë të vërtetë dhe që diskriminoi 'Rilindjen'. Ai u largua nga ajo dhe krijoi një parti kundërshtare, LSI. Ne jemi në partinë që u krijua në vitin 1991 dhe do të qëndrojmë deri në fund. I gjykoj të pavenda thirrjet për të përçarë PS-në. Qëllimi i tij është të bëhet një zë i fortë i opozitës siç ka qenë gjithë këtë kohë. Qëllimi që lexohet është toni përçarës dhe futja e hundëve aty ku nuk i takon. Meta, në sy të socialistëve lexohet vetëm dëmi që i ka bërë PS-së. Ka zgjedhur të godasë pikën më të fortë, Edi Ramën me dëshirën për të bërë të mundur që opozita të fitojë zgjedhjet." - tha Nikolla.