Nikolla: Studentët nuk pranuan sqarime, tarifa në dorë të universiteteve, prej 2014, asnjë rritje

5 Dhjetor 2018, 14:02

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla doli në një konferencë për mediat pas protestës së studentëve para institucionit që drejton. Të pranishëm kanë qenë edhe rektorët dhe dekanët e fakulteteve që kanë zhvilluar një takim me Nikollën. “Me respektin për të dëgjuar studentët. Iu kërkova studentëve të komunikoj për të ndarë sy më sy shqetësimet dhe për tu dhënë përgjigjet, por nuk kanë pranuar, kanë dashur komunikim në shesh. Studentët kanë adresuar një kërkesë kërkojë përmirësim të tarifave dhe përmirësim të kushteve”tha ministrja.Përsa i përket tarifës për ngelësit, ministrja u shpreh se ajo hyn në fuqi vitin tjetër, ndërsa shtoi se është e hapur që ta kalojë në tagër të universiteteve në kuadër të autonomisë për ta hequr nga qeveria. “Kjo pikë nuk ka hyrë në fuqi për këta studentë, lidhet me ata që futen këtë vit në vitin e parë dhe vitin tjetër mund të ketë efekte. Sot rektorët dhe dekanët do të adresojnë dhe patjetër jam e hapur që të ecim drejt një propozimi që kjo pikë tu lihet universiteteve, jo qeverisë. Kjo pikë nuk ka hyrë në fuqi dhe nuk ka impakt në asnjë student, do të futet vitin tjetër. Nëse universitetet janë dakord, jam gati ta lëmë në tagër të autonomisë universitare’tha ajo.