Nipi i burrit i dënuar për drogë dhunon e bën për spital biznesmenen në Lazarat

19 Nëntor 2019, 13:29 | Përditesimi i fundit: 2019-11-19 15:47:53

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lazarat, ku një i dënuar më parë për trafik droge, ka dhunuar ditën e djeshme rreth orës 10:30 biznesmenen Lavdie Buzheri por më pas edhe pse është shoqëruar në komisariat është lënë i lirë.

Bëhet fjalë për Alfons Buzheri, 35-vjeç i dënuar për trafik droge, i cili sipas dëshmisë së biznesmenes së dhunuar Lavdie Buzheri, ai është nipi i bashkëshorit të saj. Debati mes tyre ka nisur ne ambientet e pronës së të dhunuarës një magazinë në lagjen Kordhoce, ku ajo ka kundërshtuar kërkesën e agresorit 35-vjeçar për të hyrë në ambientet e veta.Sipas dshmisë së Lavdie Buzherit, vëllai i agresorit së bashku me disa persona të tjerë ishin futur në magazinën e punishtes së saj dhe kishin marrë materialet dhe ajo i ka kundërshtuar. Ky debat ka ngjallur acarim e reagimin e të riut lazaratas i cili ka ushtruar dhunë duke i krijuar plagë të shumta në trup dhe gjymtyrë biznesmenes.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia duke e shoqëruar agresorin në komisariat por më pas është lënë i lirë. Ndërkohë që gruaja biznesmene ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore dhe psikologjike në spital, agresori u lirua nga policia.

Alfons Buzheri rezulton se ka një të shkuar kriminale. Në vitin 2015 rreth dy javë pas vrasjes së efektivit të forcave RENEA, Ibrahim Basha, në Lazarat, Policia e Gjirokastrës e arrestoi. Alfons Buzheri ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhim e shitje të narkotikeve” si dhe “Armbajtie pa leje”.

Po ndaj tij Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar Masën e sigurisë në mungesë, “Arrest në Burg” për “Vrasje të  punonjësit të policisë e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”.

Policia thekson se ndaj tij, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, ka caktuar Masën e sigurisë në mungesë “Arrest në Burg“ për veprat penale “Prodhim e shitje të narkotikeve” dhe “Armbajtie pa leje”.