Nis aksioni për shembjen e objekteve në zonën e Astirit, i pranishëm dhe ish-deputeti Klevis Balliu

5 Mars 2020, 08:05

Aksioni për shembjen e banesave dhe bizneseve në zonën e Astirit ka nisur pas orës 07:00 të mëngjesit të sotëm. Banorët ishin lajmëruar që në datë 17 shkurt për lirimin e banesave. Në mbështetje të tyre ka shkuar edhe ish-deputeti demokrat Klevis Balliu.