Hapen për herë të pestë aplikimet për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës, në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera, publike e jopublike. E ftuar në studion e Report Tv, zv. Ministrja e Arsimit, Lorena Haxhiu, tregoi për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të përfitojnë përvojë pune, kriteret dhe si të bëhen pjesë e programit, ndërsa shtoi se pas përfundimit të praktikave 3-mujore do të mundësohet edhe punësim për mbi 200 më të mirët.
“Aplikimi realizohet elektronikisht në një faqe të dedikuar, e cila është http://praktika.arsimi.gov.al/. Do të merret i gjithë informacioni i nevojshëm rreth programit. Institucioneve që janë pjesë e këtyre thirrjeve. Gjithashtu edhe gjitha këshilla për të pasur një provojë pune të suksesshme. Ku duhet të fokusohen studentët në këtë 3 mujor dhe gjithashtu edhe formatin e aplikimit, i cili kërkon plotësimin e gjeneraliteteve, jetëshkrimin e tyre dhe letrën e motivimit pse duan që të bëhen pjesë e programit të praktikave të punës. Dua të njoftoj se aplikimi lejohet vetëm njëherë dhe aplikimet e shumëfishta skualifikohen. Ky program unifikon që në fund të 3 mujorit që secili nga këto aplikantë të pajiset me këtë provojë që i njihet në administratën publike. Vendimi i këshillit të ministrave parashikon p
