Nis dëbora në Dibër, në disa fshatra trashësia arrin deri në 15 cm!

12 Janar 2020, 13:23

Edhe në qarkun e Dibrës, kanë filluar reshjet e dëborës. Në disa akse rrugore dëbora deri më tani ka arritur deri në 15 cm. Konkretisht situatat më e rënduar nga reshjet e dëborës është në Lurë, Kalaja e Dodës, Reç, Arras po kështu edhe në Trebeshinë e në disa fshatra të Zerqanit. Rruga nacinale Maqellar-Peshkopi ka patur probleme në qarkullim si pasojë e dëborës së dendur.

Ndërkohë Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugës po punojnë në akset kryesore. Sipas ARRSH situata e qarkullimit rrugor është normale dhe pa zinxhirë.