Nis dita e dytë e Kongresit të PS/ Votohet për ndryshimin e statutit dhe axhenda deri 2021

29 Shkurt 2020, 10:31 | Përditesimi: 29 Shkurt 2020, 13:30

TIRANË- Partia Socialiste zhvillon sot ditën e dytë të Kongresit. Dita e sotme do të jetë një nga ditët më të rëndësishme të Kongresit, pasi fokusi do të jetë tek arritjet e qeverisë por edhe sfidat. Në ditën e dytë të sesionit të punimeve do të votohet për ndryshimin e statutit, e gjithashtu do të bëhet publike dhe axhenda e partisë deri në qershor të vitit 2021. Nga ky Kongres do të dalin dhe anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare.

r.k./Shqiptarja.com