Nis 'fshesa' në diplomaci, shkarkohen mbi 20 punonjës, Cakaj: S'ka më krushqi

26 Mars 2019, 12:34 | Përditesimi i fundit: 2019-03-26 14:36:02

TIRANE-20 punonjës të shërbimit diplomatik shqiptar janë shkarkuar nga detyra dhe transferuar. Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj njoftoi nisjen e një reforme për të larguar, sikur tha ai nga ky shërbim të gjithë ata që janë nuk e meritojnë.

"Në 77 ditët e punës sime në krye të këtij institucioni kam ngritur një grup pune për cilësinë e burimeve njerëzore të shërbimit diplomatik. Dhe sot kam vendosur që të shkëpus marrëdhënien me një pjesë të punonjësve që nuk përmbushin kushtet ligjore dhe profesionale.

Një pjesë tjetër e punonjësve do të transferohen për të vepruar dhe punuar sipas nevojave reale të punës. Fillimisht se numri i të prekurve nga kjo reformë do të shkojë mbi 20. Shqipëria nuk është e miqve, krushqive dhe kushërinjve, por e të gjithëve" deklaroi ai.

Ndërkohë që për të zëvendësuar të shkarkuarit, sikur tha kryeministri Rama dje,Cakaj  njoftoi se do të hapet thirrja për studentët ekselentë. Kryeministri Edi Rama paralajmëroi dje se studentët ekselentë do të rekrutohen në shërbimin diplomatik, pasi trupa ka nevojë për një pastrim të thellë nga nepotizmi dhe klientelizmi.

    No videos found.