Nis kongresi i Partisë Socialiste, pritet konfirmimi i 7 kandidatëve për kryebashkiakë

23 Mars 2019, 10:29

Ka nisur në Pallatin e Kongreseve, nën tingujt e Himnit Kombëtar Kongresi i Partisë Socialiste, forumi më të lartë, që shënon praktikisht nisjen e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ky kongres konfirmon 7 kandidatë për kryebashkiakë, Erion Veliajn në Tiranë, Armando Subashin në Fier, Sotirqa Filon në Korcë, Majlinda Bufin në Roskovec, Dritan Lelin në Vlorë, Pjerin Ndreun në Lezhë dhe Gledian Llatjan në Elbasan.

Më pas, delegatët e kongresit dhe të ftuarit do të zbresin në Sheshin Nënë Tereza, në një miting ku socialistët do të tregojnë forcën dhe mbështetjen, ndaj sjelljes së opozitës. Në shesh, Erjon Veliaj do të shpalosë vizionin për një mandat të dytë, ndërsa do të prezantojë edhe kandidatët për këshilltarë bashkiakë në kryeqytet.

Pas fjalës së kryeministrit, delegatët socialistë do të rifuten në Pallatin e Kongreseve ku do të punojnë në tre panele: një panel për qeverisjen lokale, një për punësimin e të rinjve dhe edukimi dhe një tjetër për reformën zgjedhore dhe votën e emigrantëve.