Nis me shtyrje seanca për porositësit e vrasjes së Artan Cukut

11 Shtator 2018, 15:28 | Përditesimi i fundit: 2018-09-11 15:29:23

Shtyhet seanca e parë për Bledar Jambellin e Kristaq Lecin të pandehur për porositjen e vrasjes se ish kryepolicit Artan Cuku. Nga seanca paraprake rezultoi se drejtoria e policisë së Beratit dhe Fierit nuk kanë kryer njoftimet e tyre për seancën gjyqësore.

Sipas gjykatës së Krimeve të Rënda, këto dy drejtori s’kanë kthyer përgjigje nëse i kanë gjetur apo i kanë njoftuar personat në kërkim.

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi t’i drejtohet me një ankesë kryepolicit Ardi Veliu për moskthim përgjigje nga Policia e Beratit dhe e Fier për të kërkuarit.

Seanca e radhës për personat e sipërpërmendur pritet të zhvillohet më 25 shtator. Ndërkohë në një shkresë kthim-përgjigje, policia kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme ka njoftuar Prokurorinë se këta dy shtetas fshihen jashtë Shqipërisë.

Ngjarja

38-vjeçari pagoi 3 mijë euro Mikel Shallarin për të vrarë Artan Cukun, ndërkohë që 22 mijë euro do t’ia jepte pas kryerjes së vrasjes. Bledar Jambelli foton e siguruar nga Report Tv e ka bërë vetëm pak muaj para vrasjes së kryekomisarit, ndërkohë që mendohet se është larguar jashtë Shqipërisë, menjëherë sapo Artan Cuku u vra në hyrje të pallatit të tij në 10 prill të 2017-së.

Kjo foto u është shpërndarë pikave kufitare në Shqipëri por edhe autoriteteve policore në të gjithë Europën, nëpërmjet Interpolit. Bledar Jambelli dyshohet se është larguar drejt Greqisë pasi është vrarë Artan Cuku. Pikërisht hetimet për gjetjen e Bledar Jambellit janë përqendruar në Greqi, por edhe në Spanjë, për shkak të lidhjeve që 38-vjeçari kishte.

    No videos found.