Nis ndërtimi i aksit rrugor Mullet-Qeha, Veliaj: 870 shtëpi do të fillojnë të ndërtohen nga qershori

3 Qershor 2020, 14:00

Pas përfundimit të projektit për rehabilitimin e fshatit “Qeha” në Petrelë dhe sistemimit të rrugëve të brendshme, Bashkia e Tiranës ka nisur ndërtimin e aksit të ri rrugor nga rrethrrotullimi në Mullet, deri tek Ura në Qeha. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet për rrugën e re, e cila tashmë u shërben kalimtarëve dhe automjeteve, por do të afrojë më shumë banorët dhe produktet bujqësore të zonës me tregjet në Tiranë.