Nis ndërtimi i gjimnazit ‘Sami Frashëri’ në Tiranë! Veliaj hedh poshtë akuzat: Shkolla ndërtohet aty ku ishte

29 Tetor 2020, 19:35

Ka nisur sot hapja e themeleve për ndërtimin e gjimnazit Sami Frashri në Tiranë. Erion Veliaj, ministri Ahmetaj dhe Manastirliu inspektuan punimet teksa hodhën poshtë akuzat se shkolla do të zhvendosej në Paskuqan. Veliaj premtoi se godina e re do të jetë moderne dhe do të eliminojë turnet e dyta.