Nis ndërtimi i këndit të lojrave tek Liqeni i Thatë, bashkë me të dhe një kënd force

18 Nëntor 2018, 15:55

Vogëlushët e zonës së Liqenit të Thatë, të Kopshtit Botanik dhe Selitës nuk do duhet të udhëtojnë deri te këndi i madh i lojërave te parku i liqenit për të luajtur apo për t'u argëtuar.

Kjo pasi Bashkia e Tiranës në bashkëpunim edhe me donatorë privatë, ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës kanë nisur ndërtimin e një këndi të tretë lojërash në zonën jug-perëndimore të Liqenit të Tiranës.

Kjo ka nisur si një mundësi argëtimi për të vegjlit në natyrë, por edhe për të populluar këtë pjesë të Parkut të Madh të Liqenit Artificial që deri para pak kohësh ishte e mbushur me ndërtime pa leje dhe grumbullim mbetjesh urbane.