Nis ndërtimi i ujësjellësit të ri në Laç, Balluku: Hapim kantieret për veprat jetike

14 Prill 2020, 19:40

KURBIN- Në bashkinë Kurbin ka nisur puna për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit, cili do të sigurojë furnizim 24 orë me ujë të pijshëm për afro 30 mijë banorë të qytetit të Laçit. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me kreun e AKUM, Alqi Bllako dhe kryetaren e Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara inspektuan nisjen e punimeve, ku u njohën gjithashtu edhe me masat e sigurisë të marra për punonjësit e këtij kantieri, në funksion të mbrojtjes nga virusi COVID-19.