Nis puna për nënkalimin te 'Shqiponja', Veliaj: Sot duhet ta kishim inauguruar, por çfarë i bën shqiptari-shqiptarit, s'ia bën as tërmeti, as virusi

25 Prill 2020, 14:53 | Përditesimi i fundit: 2020-04-25 18:17:43

Bashkia e Tiranës njofton se pas dy viteve bllokim, puna për projektin e nënkalimit te sheshi “Shqiponja” ka nisur sot me shpejtësi. Projekti parashikon nënkalim me korsi të dedikuara për autobusët, biçikletat, dhe i jep një rëndësi të veçantë gjelbërimit.

Kishim vullnetin të shkonim përpara me këtë projekt, ndaj i jam shumë mirënjohës kryeministrit, ministres së Transportit, të gjithë stafit, drejtorit të Rrugëve, sepse patëm një mobilizim të jashtëzakonshëm, edhe me mbështetjen e policisë, për të thyer një bllokadë pa kuptim. Në fakt, duke qenë se janë mbushur 2 vjet që kur filloi kjo histori, sot do të vinim për ta inauguruar.