Nis regjistrimi i maturantëve, faza e parë nga 2-15 shtator! Kreu i RASH: Këtë vit dy ditë për t'u çregjistruar

2 Shtator 2020, 16:59

Maturantët do ti drejtohen auditorëve të universitetit në kushte të pazakonta në kushtet e pandemisë. Prej ditës së sotme ata do të shkojnë të regjistrohen në degët ku kanë fituar të drejtën e studimit dhe për këtë kanë afat deri në 15 shtator. Kreu i Rrjeti Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj përmes Report tv ka dhënë disa këshilla për studentët e rinj dhe çregjistrimin e tyre nëse do duan të ndërrojnë fakultetin.