Nis rehabilitimin rruga nacionale Milot-Fushë Krujë/ Prej 2 vitesh e degraduar, ARRSH nis rregullimin e rrugës

3 Qershor 2022, 16:25

Lëvizja përgjatë aksit rrugës së vjetër Milot-Fushë –Krujë pritet të mos jetë më një shqetësim për banorët e zonës dhe drejtuesit e automjeteve. ARRSH ka nisur investimin për rehabilitimin e rrugës që prej më shumë se dy vitesh ishte dëmtuar duke shkuar drejt degradimit të plotë.