Nis revolta në Kakavijë, qytetarët dalin nga makinat e bllokojnë rrugën me gurë, situata alarmante

14 Gusht 2020, 11:23 | Përditesimi i fundit: 2020-08-14 11:52:21

Të revoltuar pasi prej 3 ditësh po qëndrojnë në pikën kufitare të kalimit në Kakavijë për të kaluar në Greqi, qytetarët kanë zgjedhur që të bllokojnë rrugën për të gjithë ata që vijnë nga Greqia për në Shqipëri. Si pasojë e zemërimit për situatën e krijuar, qytetarët kanë marrë këtë vendim, pasi nuk po gjejnë asnjë zgjidhje për problemin e tyre.