Në muajin mars të këtij viti është regjistruar për herë të parë rritje e numrit të shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri. Sipas INSTAT në këtë muaj në vend erdhën më shumë se 170 mijë të huaj, me një rritje prej 78,6% krahasuar me marsin e vitit 2020.