Nis rindërtimi i shkollës në Fushë Krujë, Rama: Në 26 nëntor të jetë gati!

11 Qershor 2020, 14:24 | Përditesimi i fundit: 2020-06-11 15:25:12

By-Passi i Fierit do të hapet plotësisht javën e ardhshme. Kjo është konfirmuar gjatë një takimi të Kryeministrit Edi Rama në Derven të Fushë-Krujës ku nisi puna për ndërtimin e 129 institucioneve arsimore të shkatërruara nga tërmeti i 26 Nëntorit.

"Po, punë ditësh përfundon gjithçka. Tani vetëm me sinjalistikën, por puna e lagështisë na ka penguar disa ditë. Totalisht përfundon javës tjetër, është në funksion me të dyja korsitë", thanë inxhinierët pasi kryeministri Rama pyeti nëse By-Passi Fierit kishte mbaruar punën.

I pranishëm ishte edhe ministri Arben Ahmetaj, i cili tha se deri në përfundim të procesit të rindërtimit të shkollave, infrastrukturës, komplekseve urbane dhe shtëpive, janë angazhuar 100-130 kompani me lote të ndryshme.

Javën tjetër punimet fillojnë në Fushë Krujë, Kavajë dhe më pas në Thumanë dhe Bubq. Inxhinierët thanë se Shijaku, Durrësi dhe Vota janë 3 projektet që ende nuk janë mbyllur.

Ndërkohë shefi i qeverisë e ka pyetur specialistin se kur mund të jetë e përfunduar shkollën në Derven.

Specialisti ka theksuar se shkolla do të jetë gati me 15 nëntor, duke bërë që kryeministri të theksojë se në këtë shkollë me 26 nëntor duhet që nxënësit të fillojnë mësimin

    No videos found.