Nis rrugëtimin “Banff Mountain Film Festival”, konkursi i adrenalinës

12 Shkurt 2019, 18:24

Prej ditës së sotme, në kinematë e mbarë botës, starton “Banff Mountain Film Festival”, konkursi ndërkombëtar i filmave me metrazh të shkurtër e të mesëm mbi kulturën malore, sportin dhe mjedisin.

Në festival marrin pjesë rreth 300 filma nga të cilët vetëm 60 përzgjidhen për t’u shfaqur në kinematë e botës. Shumica e filmave kanë për temë aventurat malore, ngjitje në shkëmbinj, vozitje me kajak, çiklizem, ski e shumë të tjera.

E përbashkëta e filmave të festivalit është dramaticiteti dhe adrenalina e lartë, vendet me shumë histori dhe karakter, emocioni, eksplorimi i vendeve të egra dhe pasioni për natyrën. Përzgjedhja e filmave më të mirë të festivalit u bë në muajin nëntor dhe nga sot ata do të udhëtojnë rreth globit në 305 qytete të 20 shteteve dhe pritet të ndiqen nga rreth 2.2 milion spektatorë.

Festivali i filmit “Banff” u lançua për herë të parë në vitin 1976  në Alberta, në Kanada. Pas 42 vitesh nga lindja, ai është nga më prestigjozët festivale kinematografik në botë.

 Veç një konkurs filmi, “Banff” është një event kompetitiv jo vetëm i zhanrit të filmi por edhe i librave mbi natyrën dhe aventurën. Festivali ofron oportunitetin e takimit të kineastëve profesionistë në këtë fushë, shkëmbimit të ideve dhe bashkëpunimit në një atmosferë tepër kreative dhe stimulues