Nis seanca në Gjykatën Speciale të Hagës për ish- presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi

9 Nëntor 2020, 15:14 | Përditesimi i fundit: 2020-11-09 18:17:03

Është mbajtur sot seanca e parë në Gjykatën e Speciale ndaj ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi i cili akuzohet për krime lufte. Para gjykatësit, Thaçi i hodhi poshtë të gjitha akuzat që rëndojnë ndaj tij dhe tha se është i pafajshëm.