Nis sfida Vllaznia-Apolonia/ pamjet e para nga stadiumi 'Arena Kombëtare'

10 Nëntor 2019, 19:31

Ka nisur sfida për ndeshjen testuese të stadiumit Arena Kombëtare, ku po përballen për herë të parë në këtë stadium, vajzat e Apolonisë dhe ato të Vllaznisë. Kjo ndeshje në Arena Komëbëtare luhet në prag të sfidës inauguruese mes Shqipërisë dhe Francës. Në fushë kanë zbritur vajzat e Apolonisë dhe të Vllaznisë për të shkelur për herë të parë tapetin e gjelbër të këtij impianti 75 mln eurosh të cilët luajnë në kuadër të kampionatin shqiptar për vajza

Me kërkesë të UEFA-s janë shpërndarë 10 mijë bileta për të bërë një testim ashtu siç duhet të impantit të kryeqytetit, që vetëm pas pak ditësh do të rikthejë në ‘shtëpi’ kombëtaren shqiptare.

Takimi mes Vllaznisë dhe Apolonisë për vajza ishte në program të dielën e kaluar, por ajo u shty për shkak se u bë rimbiellja e barit të fushës për stinën e dimrit. Ndërkohë përgjatë gjithë ditëve të fundit është folur nëse stadiumi do të jetë apo jo gati për ndeshjen kualifikuese me Francën, e cila luhet më 17 nëntor, por në të gjitha daljet e tyre drejtuesit e federatës kanë dhënë siguri se ndaj kampionëve të botës do të luhet në këtë impiant.

Për të ndjekur sfidën e sotme të pranishëm do të jetë edhe disa inspektorë të UEFA-s, të cilët pas konfirmimit në parim do të bëjnë edhe ‘kualidimin’ përfundimtar të stadiumit.