Nis sot, ja procedura si të përfitoni 'pagën e luftës' (UDHEZIMI I PLOTE)

1 Prill 2020, 15:10 | Përditesimi i fundit: 2020-04-01 19:52:23

TIRANË - Zbardhet skema se si do të përfitohet paga e luftës për të gjitha sipërmarrjet që përfitojnë nga akti normative i qeverisë. Bizneset me xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë duhet të aplikojnë te portali i pagesës së taksave e-filing, ndërsa të papunët dhe shtresat në nevojë do ta përfitojnë pagesën sipas proceduarave standarde të dy institucioneve që e shpërndajnë.  

Pagesat e shtresave në nevojë dhe sipërmarrjeve do të fillojnë nga sot në datë 1 prill.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka vënë në dispozicion edhe një udhëzues online që do t'u vijë në ndihmë përfituesve të pagës së luftës.

Këtë pagë e përfitojnë personat e punësuar në subjektet që plotësojnë kriteret si më poshtë:

-për vitin 2019 kanë realizuar të ardhura deri në 14 milionë lekë,

-duhet të kenë ndërprerë aktivitetin në zbatim të Urdhrave të Ministrit së Shëndetësisë, të dala për këtë qëllim

-duhet të kenë përgjegjësi tatimore për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin dhe tatimin mbi fitimin.

Përfitues të ndihmës financiare të barabartë me pagën minimale në rang vendi, në fuqi, prej 26.000 lekë në muaj, janë:

-personat fizikë të vetëpunësuar;

-punonjësit e papaguar të familjes të personit fizik tregtar;