Nis sot testimi i shpejtë për COVID! Manastirliu: Së shpejti do hapen pika në Tiranë dhe në qytetet e tjera për testim me rezervim nga mjeku i familjes

7 Dhjetor 2020, 12:03

TIRANË- Nga sot në Tiranë do të nisin të aplikohen testet e shpejta për pacientët që shfaqin simptoma të COVID-19. Këto teste do të japin përgjigjen brenda 15-30 minutash dhe do të aplikohen fillimisht te ato që konsiderohen si vatra të rrezikshme infeksioni.

Më pas siç Shqiptarja.com mëson, pas datës 20 dhjetor, testimi do të bëhet me rezervim nga mjeku i familjes. Do të jetë pikërisht ai që do të përcaktojë se kush do t'i nënshtrohet këtij testi. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu ka bërë me dije se do të hapen edhe disa pika në Tiranë dhe në qytete të tjera për testimin me rezervim pranë mjekut të familjes.