Nis sot vaksinimi anti-COVID/ Rama: Hyjmë në fazën e ofensivës së madhe për largimin e tij përfundimtar nga jeta jonë

11 Janar 2021, 08:40

Kryeministri Edi Rama ka bërë një përmbledhje të luftës së Shqipërisë përballë COVID, teksa shkruan se sot me nisjen e vaksinimit lufta ndaj armikut të padukshëm hyn në fazën e ofensivës së madhe për largimin e tij përfundimtar.

“Mirëmëngjes dhe pak orë nga nisja e fushatës së vaksinimit Shqipëria Buzëqesh duke ju marrë pak minuta nga koha juaj, për të hedhur vështrimin pas në orët, minutat, ditët, javët e muajt e jashtëzakonshëm të luftës me Armikun e Padukshëm, e cila sot hyn në fazën e ofensivës së madhe për largimin e tij përfundimtar nga jeta jonë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë në luftën ndaj COVID-19
771 mjekë në vijën e parë
1936 infermierë e laborantë
134 epidemiologë
979 staf mbështetës
3500 vullnetarë
6 milion mjete mbrojtëse për stafin mjekësor
4 laboratorë për testim
51 pika të testimit të shpejtë në komunitet
507 respirator
550 shtretër në 4 spitalet COVID
1600 shtretër për spitalet rajonale COVID