Nis sot vaksinimi masiv, 2 çadra në sheshin 'Skënderbej', me nga 10 pika vaksinimi secila

28 Mars 2021, 09:24

Ditën e sotme nis vaksinimi masiv i popullsisë, ku në Sheshin "Skënderbej" janë ngritur dhe bërë gati dy çadra të mëdha ku secili ka nga 10 pika vaksinimi që do të shërbejnë për vaksinimin masiv të popullsisë. Vaksinimi në sheshin "Skënderbej" do të nis paralel me atë që vijon që prej 11 janarit në stadiumin "Air Albania" , ndërsa objektivi i Ministrisë së Shëndetësisë është që të arrijmë nga 10-15 mijë vaksinime në ditë.

Vaksinimi te sheshi "Skënderbej" do të nis për moshat mbi 75 vjeç dhe se këtë qytetarët do të lajmërohen nga mjeku i familjes. Në ndihmë të bluzave të bardha do të bashkohen edhe mjekët e Forcave të Armatosura, ndërsa nisja e vaksinimit masiv pritet që të plotësojë planin ambicioz për të mbyllur vaksinimin në 14 muaj.